Miranda ‘topless’

Miranda Kerr po e vazhdon karrierën e saj prej modele, dike konfirmuar se ndarja nga bashkëshorti i saj, Orlando Bloom, nuk ka lënë shenja tek ajo. Modelja australiane ka pozuar ‘topless’, për revistën ‘Harper’s Bazaar Australia’. 30 vjeçarja, nënë e një fëmije, Flynn, thotë se ende është në kontakte me Bloom, me të cilin i…

ShowBiz

09/12/2013 19:00

Miranda Kerr po e vazhdon karrierën e saj prej modele, dike konfirmuar se ndarja nga bashkëshorti i saj, Orlando Bloom, nuk ka lënë shenja tek ajo. Modelja australiane ka pozuar ‘topless’, për revistën ‘Harper’s Bazaar Australia’.

30 vjeçarja, nënë e një fëmije, Flynn, thotë se ende është në kontakte me Bloom, me të cilin i dha fund martesës trevjeçare. Ky është një rast unik, pasi shumica e çifteve, kur t’i japin fund lidhjes, nuk kontaktojnë më njëri me tjetrin.

“Ne ende e duam dhe përkujdesemi për njëri tjetrin thellësisht”, ka thënë njëra prej femrave më tërheqëse në botë. Aktori i ‘Lords Of The Rings’ e viziton shpesh ish gruan e tij, pasi shkon për ta parë edhe djalin e tij, Flynn.