Miq të fëmijërisë: Gjykatësja përlotë të akuzuarin

Arthur Booth ishte paraqitur në gjykatë për një seancë dëgjimore pasi akuzohej për vjedhje, kur gjykatësja Mindy Glazer e pyeti nëse kishte shkuar në një shkollë afër lagjes ku banonte në Miami Beach. Por reagimi I tij ishte i befasishëm kur kuptoi se gjykatësja ishte në një klasë me të, gjë që e përloti dhe e bëri të ndihej i turpëruar.

Fun

05/07/2015 16:41

“Ky ka qenë njëri ndër nxënësit më të mirë të shkollës sonë të mesme. Kemi luajtur bashkë futboll, dhe shikoni tani çfarë ka ndodhë”, ka deklaruar para të pranishmëve gjykatësja Glazer, derisa Booth nuk po mund të ndalte lotët.

Por kushërira e Arthur mendon se ai kishte qarë për shkak se ishte ndjerë i turpëruar, dhe për faktin se mikesha e tij e fëmijërisë po e dënon, transmeton lajmi.net.

“Atij për një moment iu kujtua se ka qenë i mençur. Gjithmonë i ka pëlqyer të mësojë dhe kishte talent për gjuhë të huaja, ndërsa sportet kanë qenë pjesë e jetës së tij”, ka deklaruar kushërira e të akuzuarit, duke pranuar se droga ishte ajo që i shkatërroi të ardhmen e ndritshme.

Por vendimi i Glazer ishte i habitshëm për shumicën në sallë, pasi ajo vendosi ta lirojë Booth me kusht duke shpresuar se do t’i rikthehet rrugës së duhur.

“Jeni me fat sepse shpresoj se do të arrini të riktheheni në rrugën e drejtë, duke iu shmangur drogave dhe ti ktheheni jetës që dikur ju e bënit”, e kishte porositur mikesha e fëmijërisë. (lajmi.net)

YouTube player