MINTI publikon çmimet e derivateve për sot – nafta mbetet 1.54 euro për litër
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme. Sipas vendimit të ri, çmimi i një litri naftë (dizel) vazhdon të jetë 1.54 euro, duke mbetur i pandryshuar krahasuar me dy ditët e fundit. Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim maksimal…
Lajme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme.
Sipas vendimit të ri, çmimi i një litri naftë (dizel) vazhdon të jetë 1.54 euro, duke mbetur i pandryshuar krahasuar me dy ditët e fundit.
Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.41 euro për litër, ndërsa gazi (LPG) me 0.68 euro për litër.
Çmimet e përcaktuara nga MINTI kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për të gjitha pikat e shitjes së derivateve në Kosovë.
Çmimet për sot:
Nafta (Dizel): 1.54 €/L
Benzina: 1.41 €/L
Gazi (LPG): 0.68 €/L
MINTI vazhdon të monitorojë tregun e derivateve, ndërsa operatorët ekonomikë janë të obliguar t’i respektojnë çmimet e përcaktuara sipas vendimit në fuqi. /Lajmi.net/
