MINTI publikon çmimet e derivateve për sot, kaq do të kushtojnë nafta, benzina dhe gazi
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme. Sipas njoftimit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.52 euro për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.39 euro për litër. Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për…
Lajme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme.
Sipas njoftimit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.52 euro për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.39 euro për litër.
Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për gazin është 0.67 euro për litër.
MINT ka bërë të ditur se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në publikimin e vendimit të radhës, që pritet të vlejë për ditën e nesërme.
Qytetarët dhe operatorët ekonomikë obligohen t’i respektojnë çmimet e përcaktuara nga ministria, në përputhje me vendimet për rregullimin e përkohshëm të tregut të derivateve. /Lajmi.net/
