MINTI publikon çmimet e derivateve për sot dhe nesër, kaq kushtojnë nafta, benzina dhe gazi

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në tregun vendor për datat 9 dhe 10 gusht 2026. Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë është 1.63 euro, ndërsa benzina mund të shitet deri në 1.44 euro për litër.…

Lajme

09/08/2026 09:36

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në tregun vendor për datat 9 dhe 10 gusht 2026.

Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë është 1.63 euro, ndërsa benzina mund të shitet deri në 1.44 euro për litër.

Ndërkohë, çmimi maksimal i lejuar për gazin është 0.60 euro për litër.

Çmimet e lejuara për 9 dhe 10 gusht janë:

• Nafta (dizel): 1.63 euro/litër
• Benzina: 1.44 euro/litër
• Gazi: 0.60 euro/litër