MINTI: 4,699 biznese te reja janë regjistruar gjatë periudhës në 4 muajt e para të këtij viti – 477 janë shuar
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit me anë të një postimi ka bërë të ditur se 4699 biznese të reja janë regjistruar në 4 muajt e parë të këtij viti. Në komunikatën e lëshuar thuhet se gjatë kësaj periudhe janë shuar 477 biznese, transmeton lajmi.net. Komunikata e plotë: 4,699 biznese te reja janë regjistruar…
Lajme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit me anë të një postimi ka bërë të ditur se 4699 biznese të reja janë regjistruar në 4 muajt e parë të këtij viti.
Në komunikatën e lëshuar thuhet se gjatë kësaj periudhe janë shuar 477 biznese, transmeton lajmi.net.
Komunikata e plotë:
4,699 biznese te reja janë regjistruar gjatë periudhës janar-prill të këtij viti
Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve Kosovare (ARBK), që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), gjatë periudhës janar-prill të këtij viti, janë regjistruar 4,699 biznese te reja, ndërsa janë shuar 477.
Gjatë periudhës 1 janar deri më 30 prill 2026, janë regjistruar 4,699 biznese të reja, sipas llojit të bizneseve:
1,119 – Biznese Individuale;
3,561 Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar;
12 Degë të Shoqërive të Huaja;
6 Shoqëri Aksionare;
1 Zyrë e Përfaqësisë së Huaj.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe, janë shuar gjithsej 477 biznese, sipas llojit të bizneseve:
371 Biznese Individuale;
99 Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar;
6 Degë të Shoqërive të Huaja;
1 Ortakëri e Përgjithshme.
Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit dhe Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve Kosovare mbeten të përkushtuara në mbështetje të përhershme të bizneseve, duke garantuar cilësi, shpejtësi dhe përkushtim në çdo shërbim./lajmi.net/