MINT vendos standarde evropiane për turizmin e aventurës në Kosovë

Në një hap të rrallë në Republikën e Kosovës dhe në rajon, një Udhëzim Administrativ  ka vendosur rregulla të reja për veprimtarinë e turizmit aktiv dhe të aventurës. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se këto rregulla përputhen me standardet evropiane dhe ato të European Ropes Course Association (ERCA). Ky Udhëzim Administrativ specifikon…

Lajme

28/02/2024 17:48

Në një hap të rrallë në Republikën e Kosovës dhe në rajon, një Udhëzim Administrativ  ka vendosur rregulla të reja për veprimtarinë e turizmit aktiv dhe të aventurës.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se këto rregulla përputhen me standardet evropiane dhe ato të European Ropes Course Association (ERCA).

Ky Udhëzim Administrativ specifikon kushtet dhe kriteret e sigurisë që operatorët e turizmit duhet t’i plotësojnë.

Sipas këtij udhëtimi, turistët duhet të përdorin pajisje në përputhje me standardet teknike dhe të sigurisë dhe të trajnojnë stafin.

Pjesëmarrësit gjithashtu duhet të informohen për rreziqet e mundshme dhe të marrin udhëzime për përdorimin e pajisjeve.

Këto masa sigurojnë që produktet turistike të jenë të sigurta dhe tërheqëse për vizitorët dhe konkurruese në nivel rajonal.

Postimi i plotë: