MINT vazhdon inspektimet për njehsorët: Nuk ka devijime në matjen e rrymës
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar ka vazhduar me verifikimin e njehsorëve elektrikë dhe deri më tani nuk janë evidentuar devijime në matjen e shpenzimit të energjisë elektrike. Sipas njoftimit të MINT, Komisioni Verifikues, i themeluar nga kjo ministri në bashkëpunim me inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), po…
Lajme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar ka vazhduar me verifikimin e njehsorëve elektrikë dhe deri më tani nuk janë evidentuar devijime në matjen e shpenzimit të energjisë elektrike.
Sipas njoftimit të MINT, Komisioni Verifikues, i themeluar nga kjo ministri në bashkëpunim me inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), po i vazhdon verifikimet në terren, raporton lajmi.net
“Deri më tani, nga të gjithë njehsorët e verifikuar në laboratorin e Agjencisë së Metrologjisë, janë konstatuar devijime në datë dhe orë krahasuar me kohën reale, por nuk janë evidentuar devijime në matjen e shpenzimit të energjisë. Ndërkohë, IQMT tashmë ka përgatitur gjoba ndaj KEDS-it për njehsorët, të cilëve u kishte skaduar afati i vlefshmërisë”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë:
Vazhdojnë inspektimet edhe gjatë fundjavës për verifikimin e njehsorëve elektrikë
Për shkak të numrit të madh të ankesave nga konsumatorët lidhur me njehsorët elektrikë, Komisioni Verifikues, i themeluar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, edhe gjatë ditëve të fundjavës, në bashkëpunim me inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), po i vazhdon verifikimet në terren.
Deri më tani, nga të gjithë njehsorët e verifikuar në laboratorin e Agjencisë së Metrologjisë, janë konstatuar devijime në datë dhe orë krahasuar me kohën reale, por nuk janë evidentuar devijime në matjen e shpenzimit të energjisë.
Ndërkohë, IQMT tashmë ka përgatitur gjoba ndaj KEDS-it për njehsorët, të cilëve u kishte skaduar afati i vlefshmërisë.
Siç kemi njoftuar edhe më parë, mbrojtja e konsumatorit është ndër prioritetet kryesore të MINTI-t, andaj puna e Komisionit Verifikues do të vazhdojë edhe në ditët në vijim./Lajmi.net/