MINT publikon çmimet: Nafta deri në 1.55€, benzina deri në 1.32€ për litër në tregun vendor – Inspektimet po vazhdojnë
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se po vazhdojnë mbikëqyrjet intensive të tregut të derivateve të naftës, lidhur me zbatimin e vendimit për rregullimin e përkohshëm të çmimeve dhe caktimin e masave mbrojtëse. IQMK bashkë me ATK-në po realizojn analiza të të dhënave lidur me…
Lajme
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se po vazhdojnë mbikëqyrjet intensive të tregut të derivateve të naftës, lidhur me zbatimin e vendimit për rregullimin e përkohshëm të çmimeve dhe caktimin e masave mbrojtëse.
IQMK bashkë me ATK-në po realizojn analiza të të dhënave lidur me çmimet e importit dhe çmimet e ekspozuara për konsumatorët në tregun vendor.
“Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga evidencat e Doganës, çmimi mesatar i importit për derivatet e naftës gjatë ditës së shtunë (datë: 07.03.2026), ka qenë si në vijim:
1. Naftë (Dizel): 1.40 €/litër;
2. Benzinë: 1.14 €/litër;
Ndërkohë, bazuar në monitorimin e realizuar në tregun vendor nga dita e shtunë e deri më tani, çmimet e ekspozuara për konsumatorët në pikat e shitjes me pakicë rezultojnë si më poshtë:
1. Naftë (Dizel): nga 1.39 €/litër deri në 1.55 €/litër;
2. Benzinë: nga 1.27 €/litër deri në 1.32 €/litër;”, ka njoftuar MINT.
MINT më 4 mars të këtij viti ka vendosur marzhën tregtare maksimale të lejuar, 2 centë për litër të produktit të shitur me shumicë dhe 12 centë për litër të produktit të shitur me pakicë.
“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka qenë në terren gjatë vikendit edhe gjatë ditëve të javës së kaluar, IQMT do të vazhdojë të monitorojë dhe inspektojë në mënyrë intensive zhvillimet në tregun e derivateve të naftës e po ashtu edhe inspektimin në pajisje matëse, së bashku me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës, si dhe Autoritetin e Konkurrencës së Kosovës. Kështu që në të gjitha rastet ku identifikohen parregullsi eventuale, si mos respektim i vendimit të marzhës apo praktikave që mund të dëmtojnë konkurrencën dhe konsumatorët, do të ndërmerren masa rigoroze të parapara me legjislacionin në fuqi. Për çdo zhvillim të mëtejmë, qytetarët e Republikës së Kosovës do të njoftohet me kohë”, ka njoftuar MINT. /Lajmi.net/