MINT publikon çmimet e reja të derivateve, nafta 1.48 euro e benzina 1.41 euro për litër
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve për ditën e sotme. Sipas vendimit të publikuar, një litër naftë (dizel) do të tregtohet me çmim prej 1.48 euro, ndërsa benzina me 1.41 euro për litër. Ndërkohë, çmimi maksimal i gazit është përcaktuar në 0.72 euro për litër.…
Lajme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve për ditën e sotme. Sipas vendimit të publikuar, një litër naftë (dizel) do të tregtohet me çmim prej 1.48 euro, ndërsa benzina me 1.41 euro për litër. Ndërkohë, çmimi maksimal i gazit është përcaktuar në 0.72 euro për litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të jenë të vlefshme për 24 orët e ardhshme. Krahasuar me një ditë më parë, nafta ka shënuar ulje prej 2 centësh për litër, ndërsa benzina vazhdon të mbetet në nivelin e përcaktuar nga MINT-i.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo parregullsi eventuale në pikat e shitjes së derivateve. /Lajmi.net/
