MINT: Nuk ka krizë me derivate në Kosovë, furnizimi në treg mbetet stabil
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se në Kosovë nuk ka asnjë krizë në furnizimin me derivate të naftës dhe se tregu po funksionon normalisht. Ministrja në detyrë, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se bazuar në të dhënat e subjekteve që merren me importin dhe tregtimin e derivateve, stoqet janë në…
Lajme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se në Kosovë nuk ka asnjë krizë në furnizimin me derivate të naftës dhe se tregu po funksionon normalisht.
Ministrja në detyrë, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se bazuar në të dhënat e subjekteve që merren me importin dhe tregtimin e derivateve, stoqet janë në nivele të rregullta dhe në suazat e zakonshme, njësoj si para zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.
Sipas saj, furnizimi në treg është stabil dhe pa ndërprerje, ndërsa nuk ka arsye për panik apo për krijimin e rezervave të panevojshme nga qytetarët.
Në njoftim thuhet gjithashtu se, duke marrë parasysh stabilizimin e çmimeve të derivateve në bursat ndërkombëtare, aktualisht nuk ka bazë për rritje të çmimeve në tregun vendor.
MINT ka bërë të ditur se po monitoron vazhdimisht zbatimin e vendimit për marzhën e fitimit, ndërsa Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut është i angazhuar në terren për të siguruar respektimin e këtij vendimi dhe mbrojtjen e konsumatorëve.
Institucionet, sipas njoftimit, do të vazhdojnë të monitorojnë nga afër tregun me qëllim që të garantohet stabiliteti në furnizim dhe çmime të drejta për qytetarët dhe bizneset.
Postimi i plotë: