Ministrja Vlora Dumoshi priti në takim “Miss Universe Kosova 2020”, Blerta Veselin
Ministrja Vlora Dumoshi priti sot në takim Blerta Veselin.

ShowBiz
Javë më parë, bukuroshja Blerta Veseli fitoi kurorën e “Miss Universe Kosova 2020”, shkruan lajmi.net.
Këtë kurorë, Veseli e mori në eventin që u mbajt në Shqipëri, ku u zgjodh edhe përfaqësuesja e Shqipërisë që do të garojë në “Miss Universe”.
Gjatë ditës së sotme, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka pritur në takim Blert Veselin, meqë rast ajo tha se atje do të jetë zë për ngritjen e imazhit të Kosovës dhe femrës kosovare.
“Ministrja Vlora Dumoshi priti në takim Blerta Veseli, Miss Universe Kosova 2020. Veseli e informoi ministren Dumoshi se ajo do të përfaqësojë Kosovën në Miss Universe 2021, dhe se atje do të jetë zë për ngritjen e imazhit të Kosovës dhe femrës kosovare”, thuhet në njoftimin e MKRS-së. /Lajmi.net/