Ministrja Rizvanolli i kthehet këshillave: Ndizni bojlerin, lavatriçen e enëlarësen pas orës 00:00
Mbi vendin tonë janë duke mbretëruar temperatura tejet të ulëta. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar qytetarët se si të kursejnë energjinë-elektrike gjatë motit të ftohtë. Ministrja Rizvanolli ka rekomanduar që pajisjet e teknikë së bardhë të përdoren pas orës 24:00, në kohën kur energjia elektrike ka ngarkesë më të vogël. Temperaturat mbi vendin…

Lajme
Mbi vendin tonë janë duke mbretëruar temperatura tejet të ulëta.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar qytetarët se si të kursejnë energjinë-elektrike gjatë motit të ftohtë.
Ministrja Rizvanolli ka rekomanduar që pajisjet e teknikë së bardhë të përdoren pas orës 24:00, në kohën kur energjia elektrike ka ngarkesë më të vogël.
Temperaturat mbi vendin tonë parashihet që të bien edhe më tepër, ndërsa për javën e ardhshme është paraparë mot edhe më I ftohtë.
Ministrja gjithashtu ka cekur disa nga mënyrat se si do të mund të kursehet energjia përgjatë këtyre ditëve.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Sot janë ulur ndjeshëm temperaturat, e këtë parashikim të motit do ta kemi edhe në ditët në vijim.
Për të kursyer energjinë elektrike e gjithashtu për të mos e ngarkuar rrjetin elektro-energjetik ju lusim që të kurseni dhe të optimizoni shfrytesimin e energjisë elektrike.
Shkyçni dritat e panevojshme
Shfrytëzoni rrobalarësen pas orës 24:00
Shfrytëzoni enëlarësen pas orës 24:00
Aktivizoni bojlerin pas orës 24:00
Shfrytëzoni tharësen pas orës 24:00
Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj./Lajmi.net/