Ministrja Kumbaro e uroi Aliun për postin e ri e më pas e fshiu postimin
Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro sot përmes një postimi në Facebook e ka konfirmuar se Liburn Aliu është emëruar drejtor i Portit të Durrësit. Ajo ka thënë se ky është një lajm i bukur. “Përherë e kemi thënë se Durrësi është porta e përbashkët drejt Adriatikut si për Shqipërinë dhe Kosovën, prandaj nuk…
Lajme
Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro sot përmes një postimi në Facebook e ka konfirmuar se Liburn Aliu është emëruar drejtor i Portit të Durrësit.
Ajo ka thënë se ky është një lajm i bukur.
“Përherë e kemi thënë se Durrësi është porta e përbashkët drejt Adriatikut si për Shqipërinë dhe Kosovën, prandaj nuk mund të kishte zgjedhje më të mirë për ta mishëruar këtë vizion e ndjesi, se sa Liburni, një atdhetar dhe funksionar i sprovuar publik, me të cilin si ish-Ministre e Mjedisit kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi gjatë kohës kur edhe ai drejtonte sektorët e mjedisit dhe planifikimit hapësinor si Ministër në Kosovë”, ka shkruar ajo.
Por më pas ajo ka hequr postimin nga Facebooku ku kishte uruar Liburn Aliun për emërimin në postin e drejtorit të Portit të Durrësit.
Vetëm pak minuta pas publikimit, postimi është fshirë nga profili i saj në Facebook.
Ende nuk dihen arsyet e fshirjes, ndërsa asnjë zyrtar tjetër i Qeverisë së Edi Ramës nuk ka reaguar lidhur me emërimin e Aliut.
