Ministrja Haxhiu nënshkruan vendimet për fillimin e ushtrimit të detyrës për 88 noterë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka nënshkruar sot vendimet për fillimin e ushtrimit të detyrës për 88 noterë. Haxhiu ka thënë se ata do të fillojnë ushtrimin e detyrës së noterit nga data 7 prill. “Pas përfundimit të trajnimeve 6 mujore, sot kam nënshkruar vendimet për fillimin e ushtrimit të detyrës për…

Lajme

26/03/2025 14:14

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka nënshkruar sot vendimet për fillimin e ushtrimit të detyrës për 88 noterë.

Haxhiu ka thënë se ata do të fillojnë ushtrimin e detyrës së noterit nga data 7 prill.

“Pas përfundimit të trajnimeve 6 mujore, sot kam nënshkruar vendimet për fillimin e ushtrimit të detyrës për 88 noterë nga data 7 Prill 2025. E falenderoj Odën dhe trajnerët për bashkëpunimin dhe të gjithë noterëve ju uroj punë të mbarë duke kërkuar zbatim të kompetencave në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka shkruar Haxhiu.