Ministrja Haxhiu kujton Astrit Deharin në përvjetorin e tetë të vdekjes së tij
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kujtuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharin në përvjetorin e tetë të vdekjes së tij. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Haxhiu ka thënë se Dehari ishte dhe mbetet shembull i guximit dhe përkushtimit qytetar. Tutje Haxhiu u shpreh se drejtësia për Astritin është përgjegjësi morale…
Lajme
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kujtuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharin në përvjetorin e tetë të vdekjes së tij.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Haxhiu ka thënë se Dehari ishte dhe mbetet shembull i guximit dhe përkushtimit qytetar.
Tutje Haxhiu u shpreh se drejtësia për Astritin është përgjegjësi morale dhe obligim institucional.
“Drejtësia për Astritin është një zë i ndërgjegjes kolektive, përveçse obligim ligjor, që kërkon ndriçimin e të vërtetës dhe vendosjen e përgjegjësisë, e cila arrihet përmes vullnetit dhe punës së parreshtur të prokurorisë”, ka shkruar Haxhiu. /Lajmi.net/