Ministrja Haxhiu kërkon nga kryetarët e komunave zbatim të obligimeve që dalin nga Strategjia kundër dhunës

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se u ka dërguar letër kryetarëve të 38 komunave të Kosovës, me kërkesën për zbatimin e obligimeve që dalin nga Strategjia kundër dhunës. Ajo përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se janë rreth 40 obligime që duhet të adresohen nga komunat ashtu që të kontribuohet…

Lajme

23/04/2024 18:00

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se u ka dërguar letër kryetarëve të 38 komunave të Kosovës, me kërkesën për zbatimin e obligimeve që dalin nga Strategjia kundër dhunës.

Ajo përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se janë rreth 40 obligime që duhet të adresohen nga komunat ashtu që të kontribuohet përmbajtësisht në parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje dhe ajo me bazë gjinore.

“Me urgjencë duhet të veprohet në këto obligime:
➡️Të mbështeten për pavarësim financiar viktimat e dhunës në familje:
1️⃣Duke mbuluar pagesën për qera
2️⃣Duke mbuluar shpenzimet mujore për të mbijetuarat
➡️Subvencionimi i pagesave për kopshte të fëmijëve të viktimave të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave
➡️Të pajisen me detektor të sigurisë të gjitha strehimoret dhe QPS-të nga komunat
➡️Të shtohen kapacitetet njerëzore dhe profesionale në QPS, bazuar në analizën që ka bërë Ministria e Drejtësisë në të gjitha Komunat
➡️Shtrirja e qasjes shumë-sektoriale të koordinuar të trajtimit të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave në mbarë Kosovën, përmes themelimit të Mekanizmave Koordinues në komunat ku mungojnë
➡️Informimi i viktimave/të mbijetuarave të dhunës në familje e dhunës ndaj grave, si dhe publikut në tërësi, mbi të drejtat e tyre dhe shërbimet ku mund të marrin ndihmë, përfshirë ndihmën juridike falas për personat e ekspozuar ndaj dhunës, në një gjuhë që ato/ata e kuptojnë;
➡️Mbështetja e strehimoreve me financim të vazhdueshëm;”, ka njoftuar Haxhiu.
Javën e kaluar vetëm për pesë ditë janë vrarë dy gra në Kosovë, ku të dyshuarit kryesorë janë burrat e tyre.
Postimi i plotë: