Ministrja Gërvalla takon Ministren e Jashtme të Eswatinit në Kanada: Rritja e bashkëpunimit ndërshtetëror prioritet kryesor

Në margjinat e Takimit të Grave Ministre të Punëve të Jashtme në Kanada, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, u takua me Ministren e Jashtme të Eswatinit, Pholile Shakantu. Takimi u fokusua në përmirësimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Eswatinit, duke hapur rrugë për bashkëpunim të ri në Afrikë. Ministret…

Lajme

21/09/2024 22:22

Në margjinat e Takimit të Grave Ministre të Punëve të Jashtme në Kanada, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, u takua me Ministren e Jashtme të Eswatinit, Pholile Shakantu.

Takimi u fokusua në përmirësimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Eswatinit, duke hapur rrugë për bashkëpunim të ri në Afrikë.

Ministret diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si fuqizimi i grave, promovimi i të drejtave të tyre dhe shkëmbimi i përvojave për përmirësimin e lidhjeve me diasporën në ekonomi, arsim dhe kulturë.

Forcimi i lidhjeve me Eswatinin tregon qartë angazhimin e Kosovës për të ndërtuar partneritete të qëndrueshme dhe për të promovuar pozicionin tonë në skenën ndërkombëtare.