Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës në Kosovë: Një shoqëri civile aktive dhe e lirë, është shtylla kurrizore e një sistemi demokratik

Ministrja e Punëve të Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen ka vizituar sot Kosovën. Në këtë vizitë ajo ka takuar Presidenten Vjosa Osmani dhe ka zhvilluar diskutime me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Në lidhje me këto takime, ka dhënë detaje ambasada e Finlandës në Kosovë përmes një postimi në Facebook. “Sot, Kryetarja e Radhës…

Lajme

16/09/2025 17:05

Ministrja e Punëve të Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen ka vizituar sot Kosovën.

Në këtë vizitë ajo ka takuar Presidenten Vjosa Osmani dhe ka zhvilluar diskutime me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Në lidhje me këto takime, ka dhënë detaje ambasada e Finlandës në Kosovë përmes një postimi në Facebook.

“Sot, Kryetarja e Radhës e OSBE-së dhe Ministrja e Punëve të Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, vizitoi Kosovën. Ajo u takua me Presidenten Vjosa Osmani dhe zhvilloi diskutime me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Ministrja Valtonen nënvizoi se një shoqëri civile aktive dhe e lirë është shtylla kurrizore e një sistemi demokratik”, ka njoftuar ambasada. /Lajmi.net/