Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerboc: Ukraina nuk është e vetme

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerboc, ka mbështetur presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas takimit të tensionuar që ky i fundit ka pasur me presidentin amerikan Donald Trump, dhe zëvendësin e këtij të fundit JD Vance. Ajo ka thënë se Ukraina nuk është e vetme. Po ashtu, Baeboc ka deklaruar se Gjermania me aleatët e…

Bota

28/02/2025 22:50

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerboc, ka mbështetur presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas takimit të tensionuar që ky i fundit ka pasur me presidentin amerikan Donald Trump, dhe zëvendësin e këtij të fundit JD Vance.

Ajo ka thënë se Ukraina nuk është e vetme.

Po ashtu, Baeboc ka deklaruar se Gjermania me aleatët e tjerë evropianë qëndrojnë me Ukrainën

“Gjermania së bashku me aleatët tanë evropianë qëndron e bashkuar përkrah Ukrainës – dhe kundër agresionit rus. Ukraina mund të bazohet në mbështetjen e palëkundur nga Gjermania, Evropa dhe më gjerë. Mbrojtja e tyre e demokracisë dhe kërkimi i tyre për paqe dhe siguri është e jona”.