Ministrja Dumoshi shpreh ngushëllime për vdekjen e Shahindere Bërlajolli – Stafajt

Vlora Dumoshi ka shkruar telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së Shahindere Bërlajolli Stafai.

ShowBiz

03/05/2020 13:40

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shahindere Bërlajolli-Stafai ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, shkruan lajmi.net.

Ajo la të pikëlluar familjarë, miq e bashkëpunëtor, e telegrame ngushëllimi nuk kanë munguar.

Vlora Dumoshi Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka shprehur po ashtu ngushëllime.

“Sot, mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të këngëtares së mirënjohur, Shahindere Bërlajolli. Jam e prekur thellësisht nga kjo humbje e madhe për familjen, miqtë e dashamirët, në këto ditë të vështira. Shahindere Bërlajolli me zërin e saj unik, i dha muzikës tonë perla të cilat do t’i kujtojmë përherë me nostalgji. Repertoari i saj i pasur gjysmë-shekullor, është vlerë për këngën dhe lirikën shqipe. Me dashuri do t’i kujtojmë përherë këngët e saj origjinale popullore “Në zabel të erdha”, “Miriban”, “Kush ma i pari bani”, “O bylbyl me pika-pika”, “Një lule në Gostivar”, “Gajdexhiu”, “Baresha e dashnume”, “Lules” etj. Me këto këngë u rritëm gjenerata të tëra. Opusi i saj muzikor do të mbesë përherë thesar autokton i muzikës burimore shqiptare. Me nderimin më të madh për kontributin dhe trashëgiminë e pavdekshme muzikore te saj, shpreh ngushellimet më të ndjera familjes, miqve dhe artdashësve.V.D”, u shpreh Dumoshi./Lajmi.net/

Sot, mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të këngëtares së mirënjohur, Shahindere Bërlajolli. Jam e prekur…

Gepostet von Vlora Dumoshi am Sonntag, 3. Mai 2020