Ministrja Dumoshi pret në takim Don Xhonin

Don Xhoni ka vizituar Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

ShowBiz

13/08/2020 20:58

Reperi i ri i estradës, Don Xhoni ka publikuar një fotografi, me të cilën tregon se vizitoi Ministren Dumoshi, shkruan lajmi.net.

Në atë foto, reperi është parë bashkë me ministren, Meriton Mjekiqin dhe disa persona të tjerë. “Faleminderit Ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Vlora Dumoshi”, ka shkruar ai sipër fotos.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Don Xhoni është “Break Down” në bashkëpunim me Enca Haxhinë. /Lajmi.net/