Ministrja Bajrami u premton grave kushte më të mira për të bërë biznes

Hapet panairi “Gratë në Biznes 2015”, në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë. Ky panair është organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), përkatësisht nga KIESA.

Lajme

03/12/2015 12:36

Në hapje të këtij panairi ministrja e Tregtisë, Hykmete Bajrami u pajtua se ka barriera për të bërë biznes në Kosovë por ajo iu premtoi se do të eliminohet gradualisht dhe se si Qeveri janë të përkushtuar të gjejnë fonde dhe mënyra për përkrahje, si krijimin e fondit të garancive, ku bizneset do të kenë mundësi të përfitojnë mjete për financimin e bizneseve të tyre.

Në këtë panair po marrin pjesë 60 biznese të grave. Panairi është i hapur tri ditë./K.p

panairi i grave 2 panairi i grave 4 panairi i grave