Ministrit serb i përkeqësohet gjendja gjatë transmetimit live – dyshohet për goditje në tru
Ministrit serb për Investime Publike, Darko Glišić, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore papritur gjatë një interviste në mëngjesin e sotëm në televizionin Pink. Sipas burimeve jozyrtare, Glišić dyshohet se ka pësuar një goditje në tru dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë, transmeton lajmi.net Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, ministri nuk ishte në gjendje të përfundonte…

Lajme
Ministrit serb për Investime Publike, Darko Glišić, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore papritur gjatë një interviste në mëngjesin e sotëm në televizionin Pink.
Sipas burimeve jozyrtare, Glišić dyshohet se ka pësuar një goditje në tru dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë, transmeton lajmi.net
Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, ministri nuk ishte në gjendje të përfundonte intervistën, për çka edhe programi është ndërprerë menjëherë.
Pritet një reagim zyrtar nga autoritetet dhe stafi i tij për të konfirmuar gjendjen e tij aktuale dhe masat që janë ndërmarrë./lajmi.net/
View this post on Instagram