Ministria i rekomandon Rektoratit zbatimin e memorandumit

Ministria e Arsimit i ka rekomanduar rektorit të UP-së zbatimin e memorandumit i cili parasheh pranimin e studentëve të cilët kanë vërtetim të familjeve të veteranëve, dëshmorëve apo invalidëve të UÇK-së.

Lajme

13/11/2014 09:47

Qindra fëmijë të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës së UÇK-së nuk kanë mundur të regjistrohen për këtë vit akademik si studentë në Universitetin e Prishtinës, shkruan Tribuna.

Ndonëse shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së i kanë dhënë ultimatum Rektoratit të Universitetit të Prishtinës që deri më datë 12 të këtij muaji të japë përgjigje për mospranim të më shumë se 600 fëmijëve të këtyre kategorive, ata vazhdojnë të mos deklarohen përkitazi me rastin.

UP dhe shoqatat e dala nga lufta kanë të nënshkruar një memorandum, i cili u jep të drejtën këtyre fëmijëve që të jenë pjesë e UP-së, por këtë vit si duket kanë lindur pengesat e para në këtë drejtim.

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë paralajmëruar protesta në rast se fëmijët e tyre nuk do të mund ta kenë një indeks të UP-së.