Ministria i kërkon sqarim Shpend Ahmetit se çfarë dokumente i ka lëshuar kompanisë “KAWA Group”
Lajmi.net raportoi të premten e javës së kaluar se kompania e ndërtimit “KAWA Group” dhe kompania “4M Group” kanë planifikuar që të ndërtojnë një lagje të vogël me shtëpi buzë Liqenit të Badocit.

Lajme
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka sqaruar se nuk e ka lëshuar asnjë dokument që do t’ia mundësonte ndërtimin e lagjes kompanisë “KAWA”, raporton lajmi.net.
Lexo edhe:
https://lajmi.net/bizneset-rrezikojne-te-ardhmen-e-liqenit-te-badocit/
MMPH, sot, i ka kërkuar sqarim Komunës së Prishtinës që të informoi në detaje lidhur me rastin “Lidhur me këto shqetësime, sot i kemi dërguar një shkresë për të kërkuar informata nga Komuna së Prishtinës”.
“Gjithashtu në bazë të gjitha të dhënave që kemi në MMPH, ju sigurojmë se as kompanitë në fjalë dhe as pronari i tokës, Nuk ka aplikuar dhe Nuk është pajisur me Pëlqim Mjedisor nga MMPH-ja”, thuhet në sqarimin e MMPH-së.
Ndonëse askush nuk ka raportuar se kompania posedon leje të ndërtimit edhe në reagimin e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, thuhej se kompania nuk ka leje ndërtimi dhe ende nuk ka aplikuar për një të tillë.
Lexo edhe:
Ahmeti: Askush nuk ka marrë leje për ndërtime te Liqeni i Badocit
Ahmeti thotë se në Kushtet Ndërtimore, kompanisë, i thuhet se para se të aplikojë për leje në Komunën e Prishtinës, duhet të aplikojë për pëlqimin për vlerësimin mjedisor në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të cilën ende nuk e ka bërë.
MMPH: Sqarim rreth shqetësimeve të ngritura për ndërtimet pranë Liqenit të Badocit
Bazuar në njoftimet e bëra nga ana e një grupi të qytetarëve si dhe ngritja e shqetësimit te mediave lidhur me iniciativen rreth një projekti i cili synon te ndërtohet afër Liqenit të Badovcit nga Investitori KAWA Group, 4M Group si dhe një pronari privat të tokës (Rrahman Hajredini), dhe që në vazhdimësi është duke u potencuar se MMPH ka dhënë leje për një projekt të tillë, ju informoj se MMPH nuk ka kompetenca që në këtë rast të lëshoj leje ndërtimore.
Gjithashtu në bazë të gjitha të dhënave që kemi në MMPH, ju sigurojmë se as kompanitë në fjalë dhe as pronari i tokës, Nuk ka aplikuar dhe Nuk është pajisur me Pëlqim Mjedisor nga MMPH-ja.
Sipas kompetencave tona si ministri, përveq pjesës së Planifikimit Hapësinor ne gjithashtu jemi përgjegjës edhe për zonat e mbrojtura dhe në rastin konkret, Zonen e Mbrojtur Ujore të Liqenit të Badovcit, sipas Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Nr. 16/127 të datës 24.04.2013
Andaj qfarëdo zhvillimi i planifikuar në atë pjesë duhet të jete në përputhje të plotë me legjislacionin dhe kriteret e parapara si dhe ti nënshtrohet lejeve përkatëse dhe procedurave të parapara me ligj, vetëm pas këtyre procedurave mund të konstatohet se a mund të realizohen projektet e tilla ose jo.
Lidhur me këto shqetësime, sot i kemi dërguar një shkresë për të kërkuar informata nga Komuna së Prishtinës.
Dëshiroj të ju siguroj juve dhe të gjithë qyetarët e vendit se inspektoriati i MMPH-së dhe Departamentet tjera përgjegjëse brenda MMPH-së do të jetë aktive në këtë qështje dhe do të kujdesen që të mos ndodhë asnjë veprim i cili mund ta cenoj zonën e mbrojtur të Liqenit te Badovcit dhe kualitetin e ujit nga kushdoqoftë.
Postimi i plotë i Ahmetit pa ndërhyrje:
Uji i Pijshëm 24h në Prishtinë nuk bën të rrezikohet dhe nuk do të rrezikohet
Liqeni i Badovcit është pasuri shtetërore në pronësi të Shtetit të Republikës së Kosovës sikurse edhe çdo resurs tjetër ujor.
Vendimet për mbrojtjen e Liqenit/Ujit dhe masat tjera mbrojtëse i merr niveli qendror – sepse i kanë edhe përgjegjësitë edhe kapacitetet të bëjnë vlerësime të tilla. Komuna e Prishtinës është përgjegjëse për leje ndërtimore sipas dokumenteve planifikuese që i ka në fuqi, dokumentet kryesore të të cilave janë aprovuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës në vitin 2013.
Kompania në fjalë nuk ka leje ndërtimi dhe ende nuk ka aplikuar për leje ndërtimi. Kompania në fjalë ka aplikuar për kushte ndërtimore të cilat i paraprijnë aplikimit për leje.
Në këtë procedurë është qe disa vite. Në Kushtet Ndërtimore i thuhet se para se të aplikojë për leje në Komunën e Prishtinës, duhet të aplikojë për pëlqimin për vlerësimin mjedisor në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të cilën ende nuk e ka bërë.
Në vitin 2015, Komuna e Prishtinës ka propozuar rritjen e teritorrit të Germisë nga 900 hektarë në 2000 hektarë dhe ka marr statusin e pejsazhit të mbrojtur sipas Ligjeve në fuqi.
Një pjesë e pejsazhit është rreth Badovcit. Në vitin 2016 në bashkëpunim me Qeverinë e Çekisë kemi arritur që të fillojmë trajtimin e ujrave të zeza përreth liqenit. Ujëra të tilla nuk derdhen më në liqenin e Badovcit.
Prishtina ka ujë të pijshëm 24 orë në ditë që nga viti 2017, dhe kjo në asnjë mënyrë nuk bën dhe nuk do të rrezikohet.
Kujtojmë, se toka është në emrin e Rahman Haradinit, i cili është pronar i kompanisë “Lakeside Gardens”. /Lajmi.net/