Ministria e Tregtisë paralajmëron inspektimin e të gjitha hipermarketeve
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Industrisë ka bërë të ditur se do të organizojë fushatë inspektimi në të gjitha pikat e hipermarketeve në tërë territorin e vendit. Kjo fushatë do të zgjasë deri më datën 31 dhjetor.
Lajme
Nëpërmjet një njoftimi, MTI ka treguar se ky inspektim do të bëhet me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit dhe informimit të bizneseve si partnerë në zhvillimin ekonomik.
Njoftimi i plotë i MTI’së:
Me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit dhe informimit të bizneseve si partnerë në zhvillimin ekonomik, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) i njofton të gjitha bizneset (hipermarketet), që operojnë në rrjetin tregtar në Republikën e Kosovës, se duke u bazuar në shqetësimet e ngritura dhe ankesat e shumta të konsumatorëve në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në MTI, nga data 19.12.2017 deri më 31.12.2017, do të organizojë fushatë inspektimi në të gjitha pikat e hipermarketeve në tërë territorin e vendit.
Gjatë këtij inspektimi do të bëhet verifikimi i gjendjes reale të çmimeve të produkteve të ekspozuara në shtande dhe çmimeve në arkë.