Ministria e Mbrojtjes nënshkruan marrëveshje mjekësore me Turqinë

Ministri i Mbrotjes, Ejup Maqedonci, ka takuar homologun e tij nga Turqia , Yasar Guler me të cilin kanë nënshkruar protokollin e bashkëpunimit në fushën e trajnimit mjekësorë. Maqedonci përmes një postimi në ‘’Facebook’’  është shprehur se ‘’me  këtë marrëveshje kuota e trajtimeve mjekësore falas në dispozicion të ushtarakëve tanë rritet nga 50 në 75…

Lajme

23/10/2024 14:08

Ministri i Mbrotjes, Ejup Maqedonci, ka takuar homologun e tij nga Turqia , Yasar Guler me të cilin kanë nënshkruar protokollin e bashkëpunimit në fushën e trajnimit mjekësorë.

Maqedonci përmes një postimi në ‘’Facebook’’  është shprehur se ‘’me  këtë marrëveshje kuota e trajtimeve mjekësore falas në dispozicion të ushtarakëve tanë rritet nga 50 në 75 në vit apo për 50% më shumë.

Me këtë rast ndërmjet dy ministrive tona u nënshkrua edhe protokolli i rishikuar i bashkëpunimit në fushën e trajtimit mjekësor, përmes të cilit mundësohet ofrimi i kuotave shtesë për trajtimin e ushtarakëve të FSK-së në institucionet mjekësore ushtarake turke. Me këtë marrëveshje kuota e trajtimeve mjekësore falas në dispozicion të ushtarakëve tanë rritet nga 50 në 75 në vit apo për 50% më shumë.

Tutje Maqedonci shtoi se mbi 300 ushtarë  të FSK-së janë trajtuar pa pagesë në institucionet e turke.

‘’Përveç kësaj marrëveshja mundëson realizimin e ushtrimeve të përbashkëta në fushën e mjekësisë ushtarake, trajnime mjekësore para zbarkimeve ushtarake, shkëmbimin e personelit mjekësor, veprimtaritë shkencore dhe shkëmbim i informacionit mjekesor, edukim profesional për pjesëtarët e FSK-së në Akademinë Mjekësore Ushtarake të Turqisë në mjekësi të përgjithshme, stomatologji, infermireri dhe farmaci.’’

”Mbi 300 ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajtuar pa pagesë në institucionet e specializuara shëndetësore ushtarake turke në kuadrin e bashkëpunimit dypalësh në këtë fushë.

Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës është tejet mirënjohëse ndaj Republikës së Turqisë për mbështetjen e pakursyer dhe të vazhdueshme.”-njoftoi Maqedonci.