Ministria e Mbrojtjes anulon tenderin për infrastrukturën në Aeroportin e Gjakovës

Ministria e Mbrojtjes ka anuluar tenderin për ndërtimin e infrastrukturës për Aeroportin e Gjakovës. Ky projekt ishte dy vjeçar, saktësisht 2024-2025. Në bazë të dosjes së tenderit, anulimi i këtij procesi të prokurimi është bërë për shkak se të gjithë ofertuesit e kanë tejkaluar vlerën e parashikuar në kontratë. Vlera e parashikuar në kontratë e…

Lajme

26/11/2024 12:51

Ministria e Mbrojtjes ka anuluar tenderin për ndërtimin e infrastrukturës për Aeroportin e Gjakovës.

Ky projekt ishte dy vjeçar, saktësisht 2024-2025.

Në bazë të dosjes së tenderit, anulimi i këtij procesi të prokurimi është bërë për shkak se të gjithë ofertuesit e kanë tejkaluar vlerën e parashikuar në kontratë.

Vlera e parashikuar në kontratë e këtij projekti ishte 1 milion e 930 mijë euro.

E sipas këtij njoftimi, oferta më e lartë në këtë tender shkoi deri në 3 milionë e 763 mijë e 852 euro.

Tri konsorciumet që kanë dorëzuar ofertat më të ulëta se vlera e parashikuar në kontratë u eliminuan për mos-përmbushje të kritereve./Lajmi.net/