Ministria e Kulturës dhe SBASHK-u po punojnë për finalizimin e kontratës kolektive

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar sot një delegacion të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), të kryerusar nga kryetari, Rrahman Jasharin.

ShowBiz

20/04/2017 11:17

Shala dhe Jashari biseduan për kushtet e përgjithshme në të cilën ndodhen të punësuarit në Kosovë, veçmas ata të fushës së kulturës.

Në këtë takim u bisedua rreth finalizimin e kontratës kolektive në sektorin e kulturës, ndërmjet MKRS-së dhe SBASHKU-ut, me çka rregullohen çështja e punonjësve të sektorit të kulturës.

Po ashtu, ministri Shala dhe kryetari Jashari biseduan për mësimdhënësit e viteve të 90-ta, proces ky që pritet të përmbyllet shpejt.

Ministri Shala dhe kryetari Jashari biseduan edhe për ngritjen e pagave për krijuesit, performuesit dhe profesionistët e kulturës. Lidhur me këtë, ministri Shala u shpreh se po bëhen gjitha përpjekjet që kjo çështje të rregullohet shumë shpejt.