Ministria e Financave: Pagesat nga 100 euro për studentët janë realizuar në tërësi, për bursën e mobilitetit vetëm pagesat e para
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se të gjitha pagesat për studentët në vlerë prej 100 eurove janë realizuar në tërësi. Gjithashtu, MFPT ka thënë se janë realizuar pagesat e para të bursës së mobilitetit për studentët që jetojnë në distancë dhe plotësojnë kriteret për këtë bursë. “Studentët të cilët nuk i kanë…
Lajme
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se të gjitha pagesat për studentët në vlerë prej 100 eurove janë realizuar në tërësi.
Gjithashtu, MFPT ka thënë se janë realizuar pagesat e para të bursës së mobilitetit për studentët që jetojnë në distancë dhe plotësojnë kriteret për këtë bursë.
“Studentët të cilët nuk i kanë përmbushur kriteret e përcaktuara dhe, për rrjedhojë, nuk janë përfitues, janë njoftuar zyrtarisht për refuzimin përmes email-it të përdorur gjatë aplikimit në platformën e-Kosova”, ka njoftuar MFPT.
Gjithashtu, kanë njoftuar se për çdo ankesë apo paqartësi, studentët mund të kontaktojnë në adresat elektronike përkatëse, sipas kategorisë:
- Studentët që kanë ankesë lidhur me shtesën prej 100 euro, të drejtohen në emailin:
- Studentët që kanë ankesa ose paqartësi lidhur me bursën e mobilitetit, të kontaktojnë në emailin:
Postimi i plotë: