Ministria e Financave del me njoftim për rritjen e pagës minimale për sektorin privat
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka njoftuar se që nga 1 janari i këtij viti, paga minimale është rritur nga 350 euro në 425 euro bruto. MFPT ka njoftuar se zbatimi i vendimit për rritjen e pagës minimale do të realizohet në dy faza, që të jetë më e lehtë për punëdhënësit t’i përshtaten…
Lajme
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka njoftuar se që nga 1 janari i këtij viti, paga minimale është rritur nga 350 euro në 425 euro bruto.
MFPT ka njoftuar se zbatimi i vendimit për rritjen e pagës minimale do të realizohet në dy faza, që të jetë më e lehtë për punëdhënësit t’i përshtaten ndryshimit gradualisht.
Faza e dytë, hyn në fuqi nga 1 korriku, kur paga minimale do të arrij 500 euro bruto.
“Kjo rritje përbën një masë të rëndësishme për rritjen e mirëqenies së punëtorëve dhe përafrimin e pagës minimale me kushtet aktuale të tregut të punës. Institucionet përgjegjëse do të sigurojnë zbatimin e plotë dhe të rregullt të këtij vendimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: