Ministria e Drejtësisë thotë se është gatshme ta akuzojë Serbinë për gjenocid (Video)

Ministria e Drejtësisë është e gatshme që në bazë të legjislacionit në fuqi të përgatisë padinë për gjenocid të Serbisë. Për përgatitje të padisë do të konsultohen edhe ekspertë ndërkombëtarë.

Lajme

07/08/2016 20:43

Në një përgjigje me shkrim për Tribuna Channel, nga zyra për Informim e kësaj Ministrie, kanë sqaruar se kjo do të bëhet në koordinim me institucionet e tjera, pa dhënë detaje se çka është bërë deri tash në këtë drejtim.

Padia do të përgatitet bazuar në të dhënat e mbledhura që nga viti 2011 nga Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, edhe pse ende nuk dihen në mënyrë zyrtare se cilat janë dëmet që Serbia i ka shkaktuar Kosovës.

YouTube player