Ministria e Bujqësisë me analiza për tregun e drithërave, kumbullës, dredhëzave dhe rrushit

Kush është i interesuar ta njoh më shumë bujqësinë në Kosovë ka edhe një mundësi tjetër. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hartuar analiza mbi tregun e dredhëzës, kumbullës, rrushit dhe drithërave.

Lajme

14/06/2015 22:34

Analizat që janë hartuar nga Ministria e Bujqësisë tregojnë për prodhimin e këtyre produkteve, tregun që kanë ato në vend, sa importojmë dhe sa eksportojmë, si dhe përfitimet që ka një bujk nëse merret me këtë prodhimtari.

Shkelzen Dragaj, këshilltar i ministrit Memli Krasniqi ka thënë për Orainfo.com,  se analizat krahas edhe shumë dokumenteve janë pjesë e politikave që të ofron sa më shumë të dhëna për tokën dhe prodhimtarinë tonë dhe që edhe bujku, tregtarët dhe ata që duan të merren me bujqësi, të dinë më shumë për tregun produktet që duan të kultivojnë.

“Po përgatiten edhe analizat e tregut për produkte të tjera bujqësore në mënyrë që ne të kemi të dhëna më të sakta për bujqësinë në përgjithësi. Këto janë dokumente që natyrisht krijojnë një pasqyrë më të qartë mbi gjendjen dhe japin një ndihmëse në hartimin e politikave për bujqësinë për vitet që vijnë”, ka thënë ai.

MBPZHR-ja çdo vit harton edhe Raportin e Gjelbërt, një dokument që ofron një pasqyrë të detajuar për bujqësinë dhe rolit të saj në ekonominë e vendit.

 

Për më shumë detaje kliko: http://mbpzhr-ks.net/sq/raportet-dhe-publikimet