Ministria e Arsimit: Jemi të shokuar me fotografitë e priftit Don Izidor Llukiqi

Ministria e Arsimit është shprehur e tronditur nga fotografitë e drejtorit të qendrës arsimore “Don Bosko”, Don Izidor Llukiqi.

Lajme

16/02/2017 20:06

“Marrja e masave do të jetë e pashmangshme”, thotë drejtori i Inspektoratit të Ministrisë.

“Është shokuese ajo që kemi parë në media. Ne kemi organizuar ekipin e inspektorëve të cilët janë duke e konstatuar gjendjen faktike si ka ndodh rasti. Posa të kemi një proces të finalizuar të kësaj dukurie, ne do të prononcohemi dhe do të veprojmë në harmoni të plotë me legjislacionin në fuqi”, ka thënë Defrim Gashi.

Lajmi.net ka publikuar dje fotografitë e Don Izidor Llukiqit në përqafim të nxënësve të shkollës. Këto fotografi kanë ngjallur shumë reagim në opinionin kosovar. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Drejtori i “Don Boskos”, Don Izidori, në prehrin e nxënësve! (Foto)