Ministri Sveçla: Suksesi i ditës së sotme është falë punës së policëve, kolegëve të Enver Zymberit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se me sukses dhe pa asnjë incident po mbyllet dita kur serbët e Kosovës kanë votuar në Serbi.

Lajme

03/04/2022 20:04

Me këtë rast, Sveçla tha se suksesi i ditës së sotme është në masën më të madhe falë punës së policëve, kolegëve të heroit Enver Zymberi, të cilit ia uroi ditëlindjen.

“Suksesi i ditës së sotme është në masën më të madhe falë punës së policëve, kolegëve të Enver Zymberit i cili po që se nuk do të vritej në përpjekjet për shtrirje të sovranitetit e integritetit territorial, do të festonte ditëlindjen e tij. Profesionalizmi i gjithë zyrtarëve policor sot, është urimi më i mirë që do të mund ta merrte ai.”, shkroi ministri Sveçla.

“Gëzuar ditëlindjen Enver Zymberi, nga të gjithë kolegët e tu që me përkushtim të madh ja dolën sot dhe nga qytetarët që po i jetojnë ditët e triumfit të shtetit tonë.”, ka ai.

Qytetarë të shumtë serbë të Kosovës kanë shfrytëzuar sot të drejtën e tyre të votimit në komunat e Serbisë, pasi një gjë e tillë nuk ua është lejuar në territorin e Kosovës.

Serbët sot votuan për zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale./Lajmi.net/