Ministri Sveçla përplaset ashpër me Daçiqin në Sarajevë

Në kuadër të takimit të Bashkimit Evropian dhe Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor që u mbajtë në Sarajevë me temën mbi dimensionin online të sigurisë, migrimin, azilin dhe politikat e vizave pati diskutime të shumta. Në këtë forum nuk pati prani të mediave, por burime nga ky takim bëjnë të ditur se mes ministrit…

Lajme

31/10/2025 15:32

Në kuadër të takimit të Bashkimit Evropian dhe Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor që u mbajtë në Sarajevë me temën mbi dimensionin online të sigurisë, migrimin, azilin dhe politikat e vizave pati diskutime të shumta.

Në këtë forum nuk pati prani të mediave, por burime nga ky takim bëjnë të ditur se mes ministrit Sveçla dhe Daçiqit pati një përplasje të ashpër përgjatë diskutimeve.

RTV Dukagjini merr vesh se ajo që ndezi debatin ishte reagimi i ministrit Sveçla që së pari tërhoqi vërejtjen ndaj diskursit të Ivica Daçiq që Republikës së Kosovës i referohej si Prishtinë duke potencuar se takimi është mes shumë shtetesh jo mes kryeqytetesh.

Ajo që acaroi ministrin serb Daçiq ishte momenti kur ministri Sveçla potencoi nomenklaturën e sotme drejtuese të Serbisë që praktikisht ishte edhe në kohën e Sllobodan Millosheviqit.

Ai theksoi se presidenti Vuçiq, ishte asokohe ministër i Propagandës, vet Daçiq ishte zëdhënës i partisë së Millosheviqit, Vulin po ashtu në partinë e Mira Markoviqit e kështu me radhë.

Xhelal Sveçla as sot s’paraqitet para gjykatës, gjendet jashtë vendit