Ministri Shala: Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen mikut tim, Arian Dacit

Ai ka thënë se kjo vdekje tragjike ka tronditur jo vetëm familjen e tij, jo vetëm ne miqtë e tij, por të gjithë qytetarët e vendit.

Lajme

26/01/2019 16:54

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se me dhimbje të thellë e ka pranuar lajmin për vdekjen zëvendësministrit të Diasporës, Arian Dacit, nga orteku i borës në Brezovicë.

Ai ka thënë se kjo vdekje tragjike ka tronditur jo vetëm familjen e tij, jo vetëm ne miqtë e tij, por të gjithë qytetarët e vendit.

“I shprehi ngushëllimet e mija më të sinqerta për këtë humbje të madhe, akademik Nexhat Dacit, familjes, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve”, ka shkruar ministri Shala në Facebook. /Lajmi.net/