Ministri Reçica jep një lajm të mirë për përfituesit e skemave pensionale

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka dhënë një lajm të mirë  për përfituesit e asistencës sociale.

Lajme

21/01/2021 15:31

Ministri Skender Reçica me anë të një postimi në Facebook ka thënë se me vendimin e sotëm janë dyfishuar asistencat sociale për muajt janar, shkurt dhe mars, shkruan lajmi.net.

“Gjithashtu për muajët janar, shkurt dhe mars kemi marrë vendim për rritjen e të gjitha pensioneve në vlerë prej 30 euro për secilin përfitues të skemave pensionale dhe beneficioneve të cilët përfitojnë shumën deri në 100 euro”, ka thënë Reçica.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, pensionistë dhe përfitues të asistencës sociale

Sapo miratuam vendimin për dyfishimin e asistencës sociale për të gjithë përfituesit e asistencës sociale për muajët janar, shkurt dhe mars.

Gjithashtu për muajët janar, shkurt dhe mars kemi marrë vendim për rritjen e të gjitha pensioneve në vlerë prej 30 euro për secilin përfitues të skemave pensionale dhe beneficioneve të cilët përfitojnë shumën deri në 100 euro.

Kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë nuk do i lihen mëshirës por me përkushtim dhe angazhim do të punoj pareshtur për të përmbushur obligimin tonë në shërbim të qytetarëve. /Lajmi.net/