Ministri pranon sfidën dhe laget me ujë të ftohtë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, pranoi sfidën ALS Ice Bucket Challenge e cila ka për qëllim ngritjen e vetëdijës për këtë sëmundje.

Lifestyle

20/08/2014 19:56

Ministri Krasniqi postoi në rrjetin social Instagram një video duke ia kthyer vehtes ujin e ftohtë në këto ditë të nxehta vere.

Si pjesë e sfidës është edhe nominimi i tre personave tjerë.

Krasniqi nominoi Blerim Destanin, Majlinda Kelmendin dhe Genc Prelvukajn.