Ministri Peci raportohet se ia “shpërbleu” vëllain deputetes Fitore Pacolli me një grant 100 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci duket se në qeverisjen e deritanishme s’do të mbahet mend për ndonjë punë të hajrit. Ministri Peci përpos punësimeve të familjarëve e miqve të shumtë që raportohet se ka bërë, e të cilat “bëhej sikur s’po i di” kur të vërtetën e pranonin zëvendësit e tij, duket se ka shpërblyer…

Lajme

15/11/2024 14:08

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci duket se në qeverisjen e deritanishme s’do të mbahet mend për ndonjë punë të hajrit.

Ministri Peci përpos punësimeve të familjarëve e miqve të shumtë që raportohet se ka bërë, e të cilat “bëhej sikur s’po i di” kur të vërtetën e pranonin zëvendësit e tij, duket se ka shpërblyer edhe me tenderë e grante njerëz të afërt të tij.

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, ka publikuar së fundi një video ku njofton se vëllai i deputetes Fitore Pacolli është shpërblyere me një grant prej 100 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci.

Pacolli ka publikuar madje edhe dokumentet e dhënies së grantit nga kjo ministri.

E në këtë njoftim, Egzon Pacolli ka rikujtuar kryeministrin Kurti dhe fjalimin e tij të famshëm ku thoshte se familjarët janë vetëm për dasma dhe ka bërë thirrje që Prokuroria e Shtetit të merret me këtë rast.

“Familjarët janë veç për dasma, thoshte Lëvizja Vetëvendosje para se me ardhë në pushtet. Ama, deputetja Fitore Pacolli e ka shpërbly vëllaun me grant gati 100 mijë euro, prej ministrisë së bujqësisë”, ka shkruar ai./Lajmi.net/