Ministri Peci del të jetë “ekonomist” i mirë, i deklaron mbi 19 mijë euro kursime
Ministri në dorëheqje i Bujqësisë, Faton Peci ka dal të jetë edhe një ekonomist i mirë. Në deklarimin e pasurisë të publikuar në vitin 2025, Peci ka deklaruar plotë 19 mijë e 400 euro kursime në bankë në pronësi të tij, ndërkaq mbi 4 mijë euro në pronësi të bashkëshortes. Përveç parave, Peci ka deklaruar…

Lajme
Ministri në dorëheqje i Bujqësisë, Faton Peci ka dal të jetë edhe një ekonomist i mirë.
Në deklarimin e pasurisë të publikuar në vitin 2025, Peci ka deklaruar plotë 19 mijë e 400 euro kursime në bankë në pronësi të tij, ndërkaq mbi 4 mijë euro në pronësi të bashkëshortes.
Përveç parave, Peci ka deklaruar edhe një banesë në pronësi të përbashkët prej 98.70 m2 në vlerë prej 67 mijë e 500 eurove, për të cilën ka deklaruar se ende paguan kredi.
Ai ka deklaruar në pronësi të përbashkët, edhe një shtëpi e dy ara të trashëguara të cilat së bashku kapin vlerën prej 310 mijë eurove.
Peci ka deklaruar se gjithashtu ka një veturë të vitit 2018 në vlerë 11 mijë eurove, shkruan lajmi.net.
Nga puna e tij si ministër në Ministrinë e Bujqësisë, Peci ka deklaruar pagë vjetore 19 mijë e 299 euro ndërsa nga mëditjet dhe udhëtimet jashtë vendit, ai ka deklaruar 4 mijë e 594 euro. /Lajmi.net/