Ministri në detyrë Arben Vitia intervistohet nga Prokuroria Speciale- bëhet fjalë për Spitalin e Ferizajt
Në numrin e madh të ministrave tanimë në detyrë nga Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti të cilët përballen me ligjin tani është edhe ai i Shëndetësisë, Arben Vitia. Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale në lidhje mbi dyshimet për…
Lajme
Në numrin e madh të ministrave tanimë në detyrë nga Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti të cilët përballen me ligjin tani është edhe ai i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale në lidhje mbi dyshimet për disa keqpërdorime.
Nga Prokuroria Speciale nuk kanë dhënë ende detaje në lidhje me çështjen për të cilën u intervistua, pavarësisht insistimit të vazhdueshëm për përgjigje konkrete.
Siç mëson lajmi.net, Vitia është thirrur për t’u intervistuar nga Prokuroria Speciale pikërisht për një çështje të cilës deklaronte se do t’i jepet drejtim shumë shpejtë.
Bëhet fjalë për Spitalin e Ferizajt, i cili mbeti vetëm në blloqe për tash e sa kohë.
Spitali, gurë themeli i të cilit u vu më 2018 ishte planifikuar të përfundonte për 600 ditë në mënyrë që mbi 300 mijë banorë të marrin shërbimet e nevojshme shëndetësore, por ky spital me 22 mijë metra katrorë mbeti në gjysmë e s’u realizua thuajse asgjë.
Anipse para dy vitesh, Arben Vitia tha se spitali do të jetë i përfunduar shumë shpejtë, ky deklarim doli të jetë gënjeshtër.
Gjatë një takimi që kishte pasur me kreun e Ferizajt asokohe, por edhe tani Kryetar i Komunës, Arben Vitia shprehej i bindur se ky spital do bëhet shpejtë e Aliu duket se në fakt e besonte.
“Ferizaj vazhdon të ketë një situatë të tillë edhe sot, pavarësisht se në kohën e pandemisë e kemi menaxhuar me sukses falë bashkëpunimit të të gjitha niveleve të shëndetësisë, primar, sekondar dhe terciar, por Ferizaj mbetet me 3400 m2 të spitalit regjional të Ferizajt.Lajmi i mirë është se jemi dakorduar për dy çështje jetike për Ferizajn, ndërtimi i Spitalit Regjional të Ferizajt dhe ndërtimi i QKMF-së së re. Jemi dakorduar që këto çështje të mbyllen si procese. Shëndetësia e Ferizajt është me kapacitete të kufizuara edhe me resurse humane të të gjitha kategorive, prandaj ndërtimi i spitalit dhe QKMF-së do të plotësohen me stafin mbështetës”,deklaronte Aliu.
Ndërsa, ministri Vitia tha se punimet do të fillojnë sa më shpejt që është e mundur, në mënyrë që të zgjidhet ky problem.
“Është në vijë buxhetore, nuk ka qenë lehtë as për mua. Në 2020 kur kam ardhur ka qenë ky problem në tavolinën time, e përmenda edhe në 2021 njësoj. Kjo është arsyeja pse jemi sot këtu, menjëherë kanë filluar disa procedura sepse për shkak të reshjeve, të kohës, spitali ishte tash nën dhe kemi filluar menjëherë si ministri që njëherë ta zbrazim ujin.Sa më shpejt që është e mundur do të fillojnë punimet, apo do të vazhdojnë në fakt punimet në ndërtesën aktuale, thoshte Vitia asokohe./Lajmi.net/