Ministri Murati mobilizon komunat për pritjen e mërgimtarëve

Ministri i Diasporës, Valon Murati zhvilloi të hënën takime të ndara me kryetarët e tri komunave të rrafshit të Dukagjinit, Gazmend Muhaxheri, kryetar i Pejës, Mimoza Kusari – Lila, kryetare e Gjakovës, dhe Rasim Selmanajn, kryetar i Deçanit.

Lajme

18/05/2015 18:18

Gjatë këtyre bisedave, ata e falënderuan ministrin Murati, me të cilin biseduan për koordinimin e aktiviteteve dhe pritjen e mërgimtarëve, me ç’rast u zotuan se do të bëjnë përgatitjet më të mira të nevojshme për pritjen e bashkatdhetarëve, duke koordinuar kalendarin e aktiviteteve edhe me Ministrinë e Diasporës.

Gjatë këtyre takimeve u diskutuan edhe çështje të tjera si hartimi i regjistrit të diasporës dhe mërgatës, mundësitë për investime nga diaspora dhe një varg çështjesh të tjera që kanë të bëjnë me zhvillimin socio – ekonomik.