Ministri Maqedonci takon komandantin shqiptar të marinës amerikane, USS Pearl Harbor
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës Ejup Maqedonci, së bashku me zëvendësministrat e Mbrojtjes, Gegë Lleshin dhe Enis Kervan, sot u takuan me komandantin e anijes amfibe zbarkuese USS Pearl Harbor, Alban Dervishi, oficer i Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me prejardhje shqiptare. Gjatë takimit, ministri Maqedonci vlerësoi lart përkushtimin, profesionalizmin dhe suksesin…
Lajme
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës Ejup Maqedonci, së bashku me zëvendësministrat e Mbrojtjes, Gegë Lleshin dhe Enis Kervan, sot u takuan me komandantin e anijes amfibe zbarkuese USS Pearl Harbor, Alban Dervishi, oficer i Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me prejardhje shqiptare.
Gjatë takimit, ministri Maqedonci vlerësoi lart përkushtimin, profesionalizmin dhe suksesin e komandant Dervishit, duke theksuar se ai përfaqëson një shembull të fuqishëm të rolit gjithnjë në rritje të shqiptaro-amerikanëve në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes së SHBA-së.
Nga ana e tij, komandant Alban Dervishi u shpreh se ndihet i nderuar për vizitën në Kosovë, duke vlerësuar arritjet e vendit, veçanërisht në zhvillimin dhe avancimin e sistemit të mbrojtjes.
Ministri Maqedonci e falënderoi për vizitën dhe ritheksoi mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se SHBA-ja mbetet aleati strategjik dhe i pazëvendësueshëm i vendit.