Ministri Maqedonci: Ne kemi konfirmim që ushtria amerikane do të jetë prezent në KFOR
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë një konference për media ka deklaruar se i është konfirmuar që ushtria amerikane do të jetë prezentë në kuadër të KFOR-it, shkruan Gazeta Express. Ai ka thënë edhe se, përveç kësaj, qeveria është e interesuar që të vazhdojë diskutimet ‘‘pikërisht me SHBA për prezencë ushtarake amerikane edhe jashtë mandatit…

Lajme
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë një konference për media ka deklaruar se i është konfirmuar që ushtria amerikane do të jetë prezentë në kuadër të KFOR-it, shkruan Gazeta Express.
Ai ka thënë edhe se, përveç kësaj, qeveria është e interesuar që të vazhdojë diskutimet ‘‘pikërisht me SHBA për prezencë ushtarake amerikane edhe jashtë mandatit të KFOR-it’’.
‘‘Sa i përket çështjes së trupave amerikane në Kosovë, ne po vazhdojmë të kemi konfirmim që ushtria amerikane do të jetë prezent në kuadër të KFOR-it. Përveç prezencës ushtarake amerikane në kuadër të KFOR-it, ne jemi të interesuar dhe po vazhdojmë të diskutojmë pikërisht me SHBA për prezencë ushtarake amerikane edhe jashtë mandatit të KFOR-it, pra në aspektin bilateral, duke qenë pjesë e aktiviteteve të përbashkëta me FSK’’, ka thënë ai.