Ministri Lekaj thotë se vitin e ardhshëm autostrada bëhet me pagesë
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka deklaruar se shfrytëzimi i autostradës me pagesë ka mundësi të bëhet vitin e ardhshëm, por që ata si Ministri janë duke shikuar fizibilitetin.
Lajme
19/09/2018 11:24
Ai u shpreh se çmimet do jenë të arsyeshme që nuk e rëndojnë shumë xhepin e qytetarëve, derisa theksoi se tarifa rrugore e vendosur nga Shqipëria për të shfrytëzuar autostradën është e lartë.