Ministri kroat takon zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes: Prania e ushtrisë amerikane në Kosovë tepër e rëndësishme

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë është takuar edhe me zëvendës-ndihmës sekretarin e Mbrojtjes amerikane për Politika Evropiane dhe të NATO-së, David Baker. Anushi ka thënë se në këtë takim ka theksuar se çelësi i sigurisë së Evropës Juglindore është Kosova dhe se prania…

Lajme

15/02/2025 15:44

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë është takuar edhe me zëvendës-ndihmës sekretarin e Mbrojtjes amerikane për Politika Evropiane dhe të NATO-së, David Baker.

Anushi ka thënë se në këtë takim ka theksuar se çelësi i sigurisë së Evropës Juglindore është Kosova dhe se prania e ushtrisë amerikane në Kosovë përmes KFOR-it është shumë e rëndësishme.

“U takova me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe të NATO-s, David Baker. Në mënyrë të veçantë theksova se çelësi i sigurisë në Evropën Juglindore është Kosova dhe se prania amerikane përmes KFOR-it është jashtëzakonisht e rëndësishme”, ka shkruar Anushiq.