Ministri kroat: Kroacia është e gatshme të blejë Industrinë Serbe të Naftës
Nëse kjo është zgjidhja, Kroacia është gati të blejë Industrinë e Naftës të Serbisë (NIS) dhe ne e kemi dorën të shtrirë, tha të enjten Ministri i Ekonomisë, Ante Shushnjar, duke komentuar vendosjen e sanksioneve të SHBA-së ndaj kompanisë serbe në pronësi ruse. Ai hodhi poshtë pretendimet se ky zhvillim kërcënon pozicionin e Kroacisë në…

Lajme
Nëse kjo është zgjidhja, Kroacia është gati të blejë Industrinë e Naftës të Serbisë (NIS) dhe ne e kemi dorën të shtrirë, tha të enjten Ministri i Ekonomisë, Ante Shushnjar, duke komentuar vendosjen e sanksioneve të SHBA-së ndaj kompanisë serbe në pronësi ruse.
Ai hodhi poshtë pretendimet se ky zhvillim kërcënon pozicionin e Kroacisë në negociatat me MOL për furnizimin e Hungarisë dhe Sllovakisë me sasi të mjaftueshme nafte.
” Jo, jo, sepse Republika e Kroacisë, Bashkimi Evropian dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump po paralajmërojnë se nafta ruse nuk duhet të importohet. Si një partner besnik i NATO-s dhe BE-së, ne kemi investuar burime të konsiderueshme në infrastrukturën tonë. Ne jemi të gatshëm të furnizojmë sasi të mjaftueshme nafte në Hungari, Sllovaki dhe Serbi kur rrethanat dhe kushtet gjeopolitike ta lejojnë”, shpjegoi ai.
Ministri iu referua gjithashtu planeve të Republikës së Kroacisë për blerjen e mundshme të NIS, duke theksuar se vendi është gati për një veprim të tillë.
“Dora jonë është e shtrirë, nëse kjo është zgjidhja, ne jemi të gatshëm edhe për atë opsion në mënyrë që të sigurojmë vazhdimësinë e biznesit të JANAF dhe të mbrojmë interesat e kompanisë, e cila ka qenë e lidhur ngushtë me NIS për 40 vjet”, tha ai.
Kjo, theksoi ai, do ta lehtësonte ndjeshëm pozicionin e Serbisë dhe Kroacisë.
“Do të paraqes gjithashtu informacion në lidhje me faktin se 20 përqind e tregut të derivateve në BeH furnizohet nga rafineria në Pançevë. Kjo është një sfidë shtesë për Bosnjën dhe Hercegovinën, dhe deri në fund të muajit presim përfundimin e modernizimit të rafinerisë në Rijekë, gjë që do të rriste kapacitetet, në mënyrë që të mund ta ndihmonim Bosnjën dhe Hercegovinën, dhe pjesërisht edhe Serbinë, shtoi Shushnjar, siç raporton HRT.