Ministri Krasniqi në Ditën e Vjeljes së Mollës: Përkrahja për bujqit do të vazhdojë të rritet

Me rastin e ditës tradicionale të vjeljes së mollës, sot në fshatin Kovragë të Istogut, u nda çmimi për pemëtarin më të mirë të vitit, çmim ky i cili shkoj për Frashër Blakaj.

Lajme

28/09/2015 13:56

Derisa u shpërblyen edhe pesë pemëtarët më të zellshëm. Në këtë ditë, pemëtarët e mollëve nënshkrua një marrëveshje me kompaninë ELKOS group, për grumbullimin e mollëve.

Për të shënuar këtë ditë, i pranishëm ishte edhe ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi.

Ai u zotua para fermave se do t’i përkrahë, duke thënë kështu se kjo është një ditë e rëndësishme për fermerët pasi që e njëjta shënon rritjet e punës së tyre dhe rezultatet që i kanë arritur ata me mundit e tyre si fermerë.

Ndërsa, pronari i kompanisë ELKOS, Ramiz Kelmendi, tha se ministria duhet të përkrahë më shumë fermerët në Kosovë.